VIDEO/Blofi me kartat e studentit, shitësi i aboneve: “Ju ka gënjyer Lali...

VIDEO/Blofi me kartat e studentit, shitësi i aboneve: “Ju ka gënjyer Lali Eri “

56
0
Shares

Vetëm pak ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryerministri Edi Rama dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule inspektuan procesin e punës për aplikimin dhe printimin e kartave të para të studentit.

Lajmi u  propagandua nga ana e qeverisë si një premtim i mbajtur në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Ndërkohë videoja e mëposhtme e bërë publike në faqen e internetit “Studentët Denoncojnë”, dëshmon krejt të kundërtën e asaj çfarë u deklarua.

Siç shihet edhe në videon e mëpohtme, një studente shkon të tërheq abonenë me kartën e studentit ndërkohë që shitësi i thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ekziston një kontratë e tillë midis shoqërive të transoportit dhe qeverisë shqiptare mbi përfitimet në transport të studentëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY