FOTO/Dhimbje dhe lot, i jepet lamtumira e fundit Muhamet Likës

FOTO/Dhimbje dhe lot, i jepet lamtumira e fundit Muhamet Likës

170
0
Shares

Momente të dhimbshme dhe të trishtueshme për këdo që dikur ka qeshur me batutat dhe humorin e veçantë të parodistit Muhamet Lika.

Akoma më e dhimbshme eshte teksa shohim të qajnë me ngashërim tre parodistët e Vlorës që humbën mikun dhe kolegun e tyre prej një jetë.Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Mane Lumani u mblodhën për të përcjellë mikun e tyre të ngushtë.

Familjarët, miqtë dhe kolegët në dhimbje e lot po i japin lamtumirën e fundit të shtrenjtit të tyre.

Sot në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë janë mbledhur disa prej kolegëve të tij, të cilët kanë vendosur lule dhe një qiri, e shiritin e zi tek fotoja e tij.

Ikona e humorit, njëri nga parodistët e Vlorës, Muhamet Liko u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare pas një ataku kardiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY