Basha betohet për Kishë të Laçit: Rama, Balluku e Gjiknuri do kalben...

Basha betohet për Kishë të Laçit: Rama, Balluku e Gjiknuri do kalben në burg

32
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Kurbini i bëri thirrje qeverisë që të anulojë kontratën e rrugës Milot-Balldren. Sipas Bashës kjo është një kontratë korruptive, duke u betuar për Kishë të Laçit se do të çojë para drejtësisë kryeministrin Rama, ministren Belinda Balluku dhe Damian Gjiknurin.

Lulzim Basha: Po planifikohet një hajdutëri që i kalon në përmasa dhe në pacipësi edhe hajnisë kriminale tek Unaza e re. Tani Milot – Balldre 260 mln euro për 17 km. Hajdutëri të tillë nuk ka dëgjuar Evropa, hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. 

Tani dua ti them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare; mos guxo një një lopatë të vetme dheu sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do varroset, Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para kishës së Laçit shans nuk keni të vidhni shqiptarët. Me këtë kontratë krimi ju presion hekurat, po kurrsesi hajdutëria rekord e rrugës Milot-Balldren. Ndaj thirrini mendjes ank-ja e kna-ja, thirrini mendjes Banka Shqiptare, do tju konfiskojmë çdo qindarkë. Do tju trajtojmë si bandë kriminale, njësoj si krimi i organizuar, sepse nuk i lini gjë krimit me këtë vjedhje. Ndaj tërhiquni, harrojeni ju se do ti lëmë vogëlushët pa shkollë, pensionistët pa pensione, spitalet bosh për të paguar kontratat korruptive. Qindarkë për qindarkë do tua marrim dhe do të kalbeni në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY