Plagosja në mëngjes në Sauk, ja pse u konfliktuan nën/oficerët e Akademisë...

Plagosja në mëngjes në Sauk, ja pse u konfliktuan nën/oficerët e Akademisë së Sigurisë

163
0
Shares

Mëngjesin e sotëm një nënoficer policie i identifikuar si Ndue Ndoji plagosi me armë zjarri shtetasin Ervin Muratin, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ku i fundit tentoi ta rrëmbente.

Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje janë studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

Sipas të dhënave më të fundit shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një borxh i vjetër që vëllai i punonjësit të bashkisë u kishte personave që kërkuan ta rrëmbenin.

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në zonën e Saukut

Efektivi i policisë, nëninspektor Ndue Ndoj 25 vjeç u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me autorët e tjerë, ndërsa i plagosuri Ervis Murati 27 vjeç, u transportua në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndue Ndoj, u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku mësohet se tashmë hetimin e çështjes e ka marrë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY