FOTO/ Ja kush është shoferi që ra me furgon në lumë, dyshohet...

FOTO/ Ja kush është shoferi që ra me furgon në lumë, dyshohet për një person të dytë të zhdukur

97
0
Shares

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një furgon mallrash doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin duke rënë nga një lartësi prej 200 metrash.

Për fat të mirë drejtuesi i furgonit ka mundur të shpëtojë falë rripit të sigurimit, çka ka bërë që të mos e marrë rrjedha e lumit.

Por nxjerrja e tij nga kabina e dëmtuar e mjetit ka qenë e pamundur.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të specializuara që drejtuesi i mjetit të dilte nga makina.

Makina që ra në lumë mësohet se është me targë AA 195 JX.

Dhe drejtuesi i mjetit është identifikuar si Klajdi Murataj nga Tiranë.

Ai është transpotuar menjëherë në Tiranë, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Emri i tij është mësuar nga mjeti i indetifikimet, pasi ai nuk ka qenë në gjendje të flasë.

Deri më tani dyshimet e policisë janë se në furgon ka qenë edhe një person i dytë, që mund ta ketë marrë rrjedha,

Ndërkohë që Policia po bën krehjen e të gjithë zonës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY