“Po dëgjonte muzikë me kufjet në vesh”, si u godit 16-vjeçari nga...

“Po dëgjonte muzikë me kufjet në vesh”, si u godit 16-vjeçari nga treni në Durrës

120
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, ku një nxënës u përplas nga një tren. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një 16-vjeçar që po kthehej nga shkolla. I mituri sapo kishte mbaruar mësimin dhe zgjodhi të shkonte për në shtëpi nëpërmjet shinave të trenit.

Pavarësisht se zona ishte e rrethuar me tela, 16-vjeçari është futur dhe po ecte mbi shinat e trenit qetësisht.

Në këtë moment është afruar treni dhe makinisti i ka rënë sinjalit gjatë gjithë kohës, në mënyrë që i mituri të largohej nga shinat. Por duket se kufjet që mbante në vesh, kanë qenë shkak që 16-vjeçari të mos e dëgjonte sinjalin dhe të goditej nga treni.

Treni ishte me shpejtësi 5 km/orë dhe makinisti ka frenuar, por distanca që duhej për të ndaluar ishte e madhe, prandaj nuk është shmangur dot përplasja.

Në zonën ku ndodhi përplasja është ende çanta e 16-vjeçarit dhe telefoni me të cilin dëgjonte muzikë. Makinisti i trenit është shoqëruar, por nga të dhënat e para rezulton se ai nuk ka faj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY