EMRAT/Peshkonin me dinamit, plagosen dy persona në Sarandë

EMRAT/Peshkonin me dinamit, plagosen dy persona në Sarandë

51
0
Shares

Dy persona janë plagosur në Sarandë duke peshkuar me dinamit artizanal.

Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjec nga Çuka peshkonin me leëndë plasëse për rrjedhojë u plagosën dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.

Ngjarja ndodhi në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës. Ata morën dëmtime të lehta nga përhapja e guralecëve të lumit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të Sarandës e nisën 46-vjeçarin Ilirjan Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohë që 59-vjeçari Mantho Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY