Zgjedhje pa kundërshtarë, Rama u bën moral socialistëve: Të fitojmë mendjet dhe...

Zgjedhje pa kundërshtarë, Rama u bën moral socialistëve: Të fitojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve

44
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të hyjë në “zgjedhje” pa kundërshtarë.Edhe pse sistemet demokratike kërkojnë më patjetër një kundërshtar, Kryeministrin nuk e shqetëson aspak fakti që zgjedhjet e 30 Qershorit do ti kalojë me veten.

Kryeministri ka folur sot para kandidatëve për kryetar të Bashkive të Partisë Socialiste, të cilët u ka lënë porosi që në zgjedhjet e 30 qershorit do të ketë garë dhe fushatë të intensive elektorale edhe në bashkive ku do të garojë vetëm një kandidat.

Për Ramën, objektivi nuk është vetëm që PS të fitojë bashkitë ku nuk ka rival të opozitës, por të fitojë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë kandidat, por do të ketë fushatë intensive për nga numri i kontakteve me njerëzit dhe ngritjen e kapaciteteve. Kudo që do të kemi kandidatë të opozitës politike. Dhe objektivi ynë nuk do të jetë thjeshtë të fitojmë bashkinë, por të fitojmë sa më shumë kontakte me njerëzit. Kjo do të jetë një betejë me zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, me fantazmën e të shkuarës. Opozita është kthyer në fantazmën e të shkuarës, që është kthyer në shëmbëlltyre të asaj hije. Ta zmbrapsim këtë hije njëherë e mirë, dhe do të ngordhë njëherë e përgjithmonë politika e pengmarrës dhe do të garantohet vetëm shteti ligjor. 30 qershori duhet dhe do të behet momenti i ngjitjes së politikës shqiptare në një stad të ri”,-ka thënë Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1057783474422550/

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY