Basha zbulon itinerarin, ja ku do të protestojnë sot shqiptarët

Basha zbulon itinerarin, ja ku do të protestojnë sot shqiptarët

33
0
Shares

Zbulohet Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita.

Gjate fjales se tij kryetari i PD, Lulzim Basha tha:

Marshimi i qytetarëve do shkojë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe me pas tek Parlamenti.

Pas tyre, e ka radhën Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

“Sipërmarrës, të papunë, intelektualë, pensionistë, të gjithë bashkë në një betejë, krah për krah për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Jemi para selisë së kryeministrit ilegjitim që i ka orët e numëruara dhe do të marshojmë së bashku ne 5 pikat që simbolizojnë institucionet që u ka vjedhur shqiptarëve. Së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen me pahir vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY