Basha: Rama iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare

Basha: Rama iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare

52
0
Shares

Basha po mban një fjalim para protestuesve para Kryeministrisë.

Basha: Zonja dhe zotërinj, vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë.

Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje me gaz lotsjellës.

Dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj vogëlusheve të unazës, dhuna dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama. Ne jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë, që ne refuzojmë dhunën e qeverisë3 dhe do ti përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu, e aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës.

Ne nuk jemi këtu për pushtet, nuk jemi për karrige dhe mandate, ato i dogjëm sepse jemi në krah të qytetarëve kundër dhunës. Ne jemi në këtë betejë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne jemi në këtë betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.

Ka vetëm një rrugë si do të mbarojë kjo betejë. Ne do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira.  Rama Ik!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY