NATO mesazh ngushëllimi për vdekjen e major Tanushit: “Humbëm një vëlla nën...

NATO mesazh ngushëllimi për vdekjen e major Tanushit: “Humbëm një vëlla nën armë”

58
0
Shares

Misioni i NATO-s në Letoni ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social në shenjë nderimit për humbjen tragjike të major Klodian Tanushit, ushtarit të dytë shqiptar që vdiq pas humbjes së nëntetares Zarife Hasanaj, si pasojë e shpërthimit të një mine.

NATO shkruan në postim se humbja e major Tanushit ditën e djeshme ishte një dhimbje e madhe, se për Aleancën ka vdekur një “vëlla nën armë”.

NATO i ka shprehur ngushëllimet familjes së majorit Klodian Tanushi, për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në Facebook, NATO shprehet se vdekja e tij është një dhimbje e madhe.

“Është dhimbje e madhe që dje ndërroi jetë Major Klodian Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodian Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që i mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet,”-shkruhet në postim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY