Nuk ka zgjedhje me 30 qershor, Basha takime ne Korce e Devoll

Nuk ka zgjedhje me 30 qershor, Basha takime ne Korce e Devoll

104
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë se nuk do të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor, ndërsa shtoi se çdo tentativë për një proces fals, siç e cilësoi ai, do të përballet me rezistencë të vendosur.

I pranishëm në një takim me qytetarët në Korçë, Basha u shpreh i bindur se vendi do të shkojë drejt zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Arsyeja kryesore e Rilindjes së shpresës së njerëzve për një të nesërme më të mirë, ka ardhur pikërisht nga bashkimi jonë, nga vendosmëria jonë për t’i shkuar deri në fund. Nuk i dogjëm kot mandatet, i dogjëm për t’i treguar çdo shqiptari se bëtaja jonë do të vazhdojë deri në përmbysjen e kësaj klike. Djegia e mandateve është garancia dhe hipoteka jonë se do t’i vazhdojmë deri ën fund. Gjysmën e betejës e kemi fituar. Vendi do të shkojë drejt zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vendimtare janë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

I dërgoj këtë mesazh të gjithë demokratëve, opozitarëve e shqiptarëve dhe kundërshtarëve e kujtdo data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme, por zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë më. Ai nuk e meriton të marrë më pjesë në zgjedhje. Kushti minimal që ne kërkojmë është që përdhunuesi serial i zgjedhjeve nuk mund të jetë kryeministri i zgjedhjeve. Kjo është betejë vendimtare për çdo shqiptar. Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, do të përballet me rezistencën më të vendosur lagje më lagje, qytet më qytet, kuti votimi më kuti votimi. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë”, tha Basha.

Basha tha më tej se do të ketë një ndryshim të thellë të sistemin politik, duke theksuar se parlamenti nuk do të jetë më kukull e qeverisë.

Deklaroj që “Po”,  do të ketë një ndryshim të thellë të sistemit politik, do të ketë një rikthim të vlerave europiane. Parlamenti nuk do të jetë kukull e qeverisë, prandaj na duhet që të burojë drejt për-drejt nga populli shqiptar. Për këtë kemi nisur një dialog ndërkombëtar. 100 deputet me një senat, me dy dhoma, apo sisteme të tjera, pse jo një President të zgjedhur nga populli, Referendumet popullore, qytetarët të pyeten për çdo vendim të rëndësishëm”, u shpreh kreu i PD-së.

Po sot Basha ka paraqitur edhe disa pika te programit per bujqesine te PD.

Lulzim Basha:3 shtyllat për bujqësi: programi për subvencionet. Patjetër që do të ketë. Smund të jemi kundër subvenc, por kundër abuzimeve me subvencionet.

“Ne do të kemi një skemë vjetore prej 100 mln euro subvencione për fermerët. Ekspertët më të mirë po ndërtojnë skemën se si do ndahen suvenv. Kriteret kryesore janë sipërfaqja e tokës që kultivohet dhe numri i krerëve që do mbarështohen. Kriteri tjetër do të jetë sasia e produktit dhe do të ketë një shkallare për të nderuar si prioritar produktin shqiptar. Subvencionet do të jenë shtylla e parë në mbështetje të fermerëve, 100 mln euro për 360 mijë familje fermere.
Shtylla e dytë është mbështetja për infrastrukturën. 50 mln euro në vit për infrastrukturën bujqësore, rrugët e fshatrave, aksesi nëpër ara, shtrirja e linjës elektrike për rrjetet ujitëse, këtu hyn edhe subvencionimi i infrastrukturës ruajtëse dhe përpunuese, si depot, magazinat, etj. Imagjinoni sa mjerim më vjen në shpirt kur ju i kërkoni kryetarit të bashkisë një pikë për të hedhur produktet tuaja, pra një varrezë për prodhimet tuaja. Kurrë s’do ta pranoj këtë realitet.
Të ndalet konkurrenca e pandershme nga prodhimet e subvencionuara është kolona jonë e tretë. Trau për këtë konkurrencë të pandershme. Fermerët shqiptarë janë të parët për Partinë Demokratike. Pra, në fillim do të shitet molla e Devollit, pastaj do t’u vijë radha të tjeteve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY