Presidenti Meta viziton dhe i shpreh ngushëllimet familjes së nëntetares Zarife Hasanaj

Ndaje

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllimet familjes Hasanaj gjatë një vizite që ka bërë sot në mbrëmje pranë familjarëve të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në misionin ushtarak në Letoni.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen më të thellë për këtë sakrificë sublime dhe solidaritetin me familjen dhe të afërmit në këto momente të rënda për të gjithë shqiptarët.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9, me avion ushtarak.

Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet prane familjes se saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje