Mosshkarkimi i Konit, Vasili-Shahinit: “Je një shkollëpake më shumë në oborrin e...

Mosshkarkimi i Konit, Vasili-Shahinit: “Je një shkollëpake më shumë në oborrin e shkollëpakut”

60
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke ndërhyrë në debatin midis Presidentit Meta dhe Ministres së Arsimit për shkarkimin e Rektorit të UT-së, Mynyr Koni, ka akuzuar Ministren e Arsimit si të paaftë e cila sipas tij nuk kupton asgjë nga detyra ku është emëruar.

Vasili e ka cilësuar Shahini si një shkollëpake më shumë në oborrin e Shkollëpakut.

POSTIMI I VASILIT:

“Besa Shahini nje shkollepaket me shume ne oborrin e Shkollepakut.

Ministresha e Arsimit me shqipen e çale si logjika e saj, shpjegon pikellimin e saj se presidenti nuk paska pranuar propozimin e saj per heqjen e nje rektori.

Kujtesa e çale e Ministreshes ashtu si shqipja e saj nuk ndricon gjekundi, ndaj hajt ta ndihmojme me sa mundemi :

Manifestimet e studenteve u shtrine ane e mbane vendit ne te gjitha universitetet dhe jo ne nje universitet te vetem.

Reforma ne arsimin e larte e refuzua dhe kundershtua shume fort dhe pa asnje kompromis nga studentet ane e mbane vendit.

Manifestimet e studenteve filluan perpara Ministrise se Arsimimit per dite e jave te tera dhe protestuesit vinin nga te gjithe universitetet ane e mbane vendit.

Shkollepaku, qe ka mbi vete Ministresha perzuri edhe ministreshen e meparshme te arsimit nga detyra si pergjegjese per reformen e deshtusr kryq e themel dhe per nje thes me budalleqe qe tha per te mbrojtur deshtimin.

Reforma ne arsimin e larte si nje turp i vertete ka futur ne krize te gjithe arsimin e larte ane e mbane vendit dhe jo nje universitet te vetem.

Pakti per universitetin ishte nje laksativ per bllokimin politik te qeverise dhe jo zgjidhje per krizen e arsimit te larte ne Shqiperi.

Pakti per universitetin eshte thjesht nje gjethe ne lakuriqesine e deshtimit te qeverise ne arsimin e larte ne te gjitha universitetet ane e mbane vendin.

Ministresha ne vend te reflektimit demostroi nje histeri qesharake per te shuar kenaqesite politike te Shkollepakut dhe hiç me shume se kaq.

Deshtaket e importuar ne qeverine shqiptare si puna e kesaj ministreshe jane mesazhi me keq se si mediokriteti,servilizmi patologjik dhe padija sundojne si nje inkuizicion i vertete mbi dijen,te ardhmen e te rinjve shqiptare dhe perspektiven e tyre.

Kjo Ministreshe do te ike dhe pas do te mbetet thjesht kujtimi i shemtuar i nje malli te skaduar importi,qe nuk beri hajër mes te veteve dhe qe pastaj u riciklua pa sukses ne Shqiperi….

Por do kujtohet akoma me shume sa here do te flasim per Shkollepakun dhe shoqet e tij….”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY