Haradinaj pret opozitën shqiptare: Samiti i Berlinit, historik për ruajtjen e kufijve...

Haradinaj pret opozitën shqiptare: Samiti i Berlinit, historik për ruajtjen e kufijve të Kosovës

41
0
Shares

Grupimi opozitar i Qendrës së Djathtë zhvilloi një vizitë në Prishtinë, ku u takua me Kryeministrin Haradinaj, Kryeparlamentarin Veseli dhe deputetë të LDK-së.

Ata vlerësuan si historik Samitin e Berlinit, i cili vendosi kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve, si një proçes me pasoja për Kosovën dhe rajonin.

Ata njëzëri vlerësuan dhe falënderuan Kryeministrin Haradinaj, për qëndrueshmërinë e tij kundër cënimit të integritetit të Kosovës dhe paternalizmit të Tiranës dhe lojës së Edi Ramës, për interesa të tij për pushtet, kundër interesave të Kosovës.

Në nje postim në rrjetet sociale kreun Republikan Mediu flet edhe per takimin me Kryeparlamentarin Veseli.

“Po ashtu falënderuan Kryeparlamentarin Veseli, i cili ka thirrur të gjithë përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës, për të qenë në një zë në Samitin e ardhshëm të Parisit.

Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin për situatën në Shqipëri, cënimin e kushtetutshmërisë dhe shprehën bindjen që palët duhet të gjejnë zgjidhjet e duhura për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ata theksuan se në këto momente, çdo zhvillim negativ dhe konflikt në Shqipëri, do ndikonte negativisht dhe do dobësonte pozitat e Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës, të Grupimit të Qendrës së Djathtë, theksuan edhe njëherë se; Shqipëria është në një krizë të thellë, në një situatë absurde, pothuaj Grusht Shteti, ku Rama kontrollon çdo gjë, dhe korrupsioni e krimi i organizuar janë tashmë të vetmit aleatë të kryeministrit.

Shkatërrimi i demokracisë shqiptare, loja me Kosovën për interesin e pushtetit, është e papranueshme për opozitën dhe ajo ka vetëm një kusht; Pushteti t’i kthehet shqiptarëve nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe nuk do lejojnë zgjedhje farse e të manipuluara me pazare apo blerje dhe intimidim të votuesve, siç ka theksuar OSBE/ODHIR.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY