FOTO/Ngjarja tragjike në Letoni, kush ishte efektivja e FA që humbi jetën

FOTO/Ngjarja tragjike në Letoni, kush ishte efektivja e FA që humbi jetën

137
0
Shares

Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ ishte efektivja e Forcave të Shqiptare e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Poloni. Nga ngjarja mbetën të plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Ndërsa sipas informacioneve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

E reja së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë, ndodheshin në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.

Sjellim në vemendje që në kuadër të 10 vjetorit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes publikoi videon mbi misionin që po kryejnë efektivët shqiptarë në Letoni, video e bërë në kuadër të NATO-s.

“Është hera e parë që kontribuoj në misionet jashtë vendit.Bëj pastrimin e zonave nga municionet e paplasuera. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO” thoshte Hasanaj në video.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/2284529551611361/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY