Apeli i mjekëve, kontrolloni nishanet dhe kujdes nga rrezet e diellit

Apeli i mjekëve, kontrolloni nishanet dhe kujdes nga rrezet e diellit

42
0
Shares

Numri i personave të prekur nga kanceri i lëkurës në vendin tonë po njeh rritje.

Në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për melanomën mjeket bëjnë thirrje për kujdes ndaj rrezeve të diellit dhe kontroll të shpeshtë të nishaneve.

Kujdes me nishanet! Nëse ndryshojnë formë apo ngjyrë drejtohuni tek mjeku. Gjithashtu mbrohuni nga dielli. Mund të bëhen shkak për melanomë, një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për melanomën mjekët dermatologë shprehen për rritje të numrit të personave të prekur dhe bëjnë thirrje për parandalim të sëmundjes.

“Vetëm në vitin 2018 në shërbimin e dermatologjisë pranë QSUT-së janë diagnostikuar dhe kanë nisur trajtimin 25 raste të reja. Bëhet fjalë vetëm për shërbimin e dermatologjisë sepse janë edhe shumë raste të tjera që janë drejtuar pranë shërbimit të onkologjisë. Ka edhe raste të tjera që diagnostikohen në spitale private. 25 raste është një numër shumë i konsiderueshëm, çka na bën neve të jemi të vëmendshëm për të ndërgjegjësuar popullatën për t’iu drejtuar mjekëve për kontrollin periodik të nishaneve dhe për të sensibilizuar popullatën për t’u mbrojtur ndaj diellit. Edhe melanoma është e durueshme nëse diagnostikohet herët”.

Në vendin tonë mungon një regjistër i saktë për personat e prekur nga melanoma ndërsa Instituti I Shëndetit Publik flet për 57 raste të reja të raportuara. Mjekët tregojnë faktorët e rrezikut.

“Rrezatimi ultra violet luan rol shumë të madh. Së dyti historia familjare për melanomë ose personalë për melanomë. Së treti ngjyra e lëkurës e çelur, flokët ngjyrë të çelur, sytë shumë të çelur, që është një feno tip i caktuar që nuk nxihet asnjëherë në diell por vetëm digjet. Faktorë risku janë preparatet imuni-supresorë të cilët mund të trajtojnë një patologji tjetër por që predisponojnë lëkurën për të shfaqur kancerin e lëkurës. Moshat më të rriskuara janë ato të gjeneratës së tretë. Por melanoma mund të prekë edhe fëmijët”.

Në Tiranë është diagnostikuar numri më i lartë i personave me melanomë. Ndërkohe që pas kryeqytetit me e përhapur sëmundja është në Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Më të prekur rezultojnë të jenë meshkujt se femrat./ABC News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY