Nuk është më deputete, Grida Duma vjen me profesion të ri larg...

Nuk është më deputete, Grida Duma vjen me profesion të ri larg politikës

293
0
Shares

Ish-deputetja Grida Duma, dhe pse la mandatin, ka një jetë aktive. Ish-deputetja e ka gjetur veten në një pozicion të ri, e cila lidhet ndoshta me pasionet e saj të hershme.

Që prej 20 shkurtit kur dorëzoi mandatin, Duma ka filluar të merret me diçka tjetër. E ftuar në emisionin “Rudina”, Duma tregoi se është duke u marrë me përkthim.

Ajo ka sjellë në gjuhën shqipe vëllimin e 6-të të autores Jean Sasson që titullohet “Princesha”.Libri është përkthyer nga Duma dhe tashmë ka dalë në treg.

Fragmenti i shkëputur nga libri i publikuar në statusin e ish-deputetes në Instagram: Një udhëheqës i padrejtë pyeti një njeri besimtar, “Çfarë ka më të shkëlqyer se lutja? Njeriu besimtar iu përgjigj, “Që ti të flesh deri në mesditë, në mënyrë që gjatë këtij intervali të mos i shkaktosh vuajtje njerëzimit.” – The Gulistan of Saadi(The Rose Garden), Saadi Shirazi, 1258.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY