FOTO/ Presidenti Meta në aeroplanmbajtësen amerikane

FOTO/ Presidenti Meta në aeroplanmbajtësen amerikane

42
0
Shares

Presidenti ilir Meta ka vizituar këtë të mërkurë aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” e cila aktualisht ndodhet në detin Adriatik me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Meta ka postuar disa foto nëpërmjet rrjetin social, ku shkruan ndër të tjera se SHBA-të mbeten aleati kryesor strategjik i Shqipërisë.

POSTIMI I METES:

Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan.

Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY