VIDEO/Rikthehet dyshja e preferuar e Hollywood, Sandler dhe Aniston në një super...

VIDEO/Rikthehet dyshja e preferuar e Hollywood, Sandler dhe Aniston në një super film

52
0
Shares

Ishe pritur prej kohësh rikthimi i dyshes simpatike që për vite të tëra ka mbërthyer miliona shikues.

Adam Sandler dhe Jennifer Aniston ribashkohen duke qenë protagonistët e filmit “Murder Mystery”, të cilit sapo i është publikuar edhe traileri i parë.

Një polic në New York (Adam Sandler) çon gruan e tij (Jennifer Aniston) në Europë, për një pushim të premtuar prej kohësh.

Çifti, pas një takimi të rastësishëm në avion me një njeri misterioz, do të gjendet në mesin e një ribashkimi familjar ne jahtin e multimiliarderit Malcom Quince.

Në mënyrë të pashmangshme, të dy bëhen të dyshuarit kryesorë, kur Quince vritet papritur. Kjo është pak a shumë fabula e filmit “Murder Mistery”.

Filmi do të dalë në kinema në 14 Qershor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY