Mediu: “Berlini i tha dje Ramës dhe Vuçiç që nuk mund të...

Mediu: “Berlini i tha dje Ramës dhe Vuçiç që nuk mund të bëni pazar me Kosovën”

53
0
Shares

Banorët e ‘Unazës së Re’ kanë dalë këtë mbrëmje në muajin e gjashtë të protestës së tyre kundër shembjes banesave nga projekti abuziv i qeverisë Rama.

I pranishëm në këtë protestë sonte ka qenë edhe Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ndërsa ka falenderuar protestuesit për qëndresën e tyre në mbrojtje të pronës, ka komentuar edhe Samitin e djeshëm të Berlinit, që rrëzoi idenë e Ramës dhe Vuçiçit për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë

“I vetmi i lumtur dje ishte Edi Rama atë që Berlini e quajti problemin nr 1 jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Rajonin. Një qeveri që nuk respekton ligjin dhe Kushtetutën, nuk mund të behët pjesë e Bashkimit Evropian.

Nuk mund të bëhet një vend që bashkohet me krimin dhe narkotrafikantët.

Berlini dhe i tha dje që nuk mund të bësh pazar me Kosovën për interesat e tua politike.

Pazari me Vuçiç mori fund sepse të gjithë janë të vendosur që ky Ballkan të shkojë drejt Bashkimin Evriopian.

Është koha që ju të vensosni me votën tuaj të lirë se kush është e ardhmja e ketij vendi. Zoti i bekoftë familjet tuaja’, iu drejtua Mediu banorëve protestues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY