Grabitja e Rinasit, ‘daja’ hesht, çfarë pritet të ndodh nesër me Ragip...

Grabitja e Rinasit, ‘daja’ hesht, çfarë pritet të ndodh nesër me Ragip Hajdinin

98
0
Shares

Ragip Hajdini, i njohur si “Daja” qëndron prej 48 orësh në qeli i dyshuar si një nga organizatorët kryesorë të grabitjes së Rinasit.

Por edhe pse mendohet se roli i tij është kyç në grabitjen e 9 prillit, ‘Daja’ nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, duke mos dhënë sqarime.

50 vjeçari u arrestua ditën e premte në Plazhin e Golemit pranë Shkëmbit të Kavajës pasi emri i tij u zbulua nga dëshmia e Alkond Bengasit, tashmë në statusin e “Dëshmitarit të Penduar” të Drejtësisë

Hajdini i cili ka qenë në hetim edhe në vendin e tij për zhdukjen e 25 kg ar në komisariatin e Pejës në vitin 2012, pritet të dalë para togave të zeza, ditën e nesërme ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ndërkohë që Hajdini është i dyshuar edhe për një grabitje të ndodhur në Dibër të Madhe në vitin 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY