Edhe e marta pushim, administrata kthehet të enjten në punë

Edhe e marta pushim, administrata kthehet të enjten në punë

6316
0
Shares

Kush punon në administratën shtetërore mund të gëzohet. Duke filluar nga dita e shtunë, punonjësit e administratës do të kenë 5 ditë pushim. E shtuna dhe e diela dihet që është pushim për administratën.

Dita e hënë është pushim për shkak se Festa e Pashkëve i bie të dielën dhe dita e pushimit zhvendoset të hënën. Të martën që punonjësit duhet të ktheheshin në punë, është vendosur që të bëhet ditë pushim me vendim qeverie. Gazeta Mapo mëson se vendimi do të firmoset ditën e sotme.

Ndërkohë dita e mërkurë është 1 maj dhe gjithashtu administrata është pushim. Plot 5 ditë pushimi për punonjësit e shtetit, të cilët do të kthehen në punë të enjten e javës tjetër. Edhe kur të kthehen në punë do të punojnë vetëm dy ditë, pasi menjëherë më pas kanë dy ditë të tjera pushim, që përkon me të shtunën dhe të dielën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY