Dështon sërish seanca për grupin e Shullazit, zbulohet shkaku

Dështon sërish seanca për grupin e Shullazit, zbulohet shkaku

48
0
Shares

Vazhdon sërish saga e shtyrjes së seancave për grupin Shullazi.

Shkak për shtyrjen  e gjyqit këtë herë është bërë mos njoftimi i palës së dëmtuar në veprën penale. Seanca do mbahet më 2 maj në orën 14:00.

Një tjetër shkak për shtyrjen e seancës ishte ndryshimi trupës kryesuese pas shkarkimit  nga vettingut të Fehmi Petkut, ndërsa njëri nga anëtarët e grupit, Blerim Shullazi, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani. Nga çështja janë larguar Fehmi Petku dhe Sokol Binaj.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Isa Jata është bërë pezullimi i afateve të paraburgimit për të pandehurin Gilmando Dani.

Kujtojmë se të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Kujtojmë se Shullazi u dënua me 14 vite burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, Gilando Dani është dënuar 12 vite burgim, Endrit Qyqja, 10 vite burgim, Endrit Zela 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

Veprat penale për të cilat akuzohen jane:

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY