Pedagogja e njohur mohon të jetë pjesë në partinë e Patozit

Pedagogja e njohur mohon të jetë pjesë në partinë e Patozit

58
0
Shares

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar informacione se Partia me e re Bindja Demokartike do të rregjistrohet nesër në Gjykatën e Tiranës, madje janë zgjedhur dhe anëtarët e Bordit.

Një prej emrave që është përfolur si anëtare e Bordit të Bindjes Demokratike ka qenë dhe ish-kryetarja e AMA, Endira Bushati. Mirëpo në një reagim të sajin pak minuta më parë, Bushati ka mohuar të jetë pjesë e Bindjes Demokratike.

Patozi nuk e ka deklaruar ende themelimin e kësaj partie.

REAGIMI I PLOTË I ENDIRA BUSHATIT:

Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….

Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….

Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:

Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PDsë nga Lulzim Basha….

Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017!

Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….

Por….(dhe ka një “por” të madhe)….

Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….

Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY