Nishani: Partia e Patozit, financuar nga Rama. Patozi mbledh nismetaret te liqeni,...

Nishani: Partia e Patozit, financuar nga Rama. Patozi mbledh nismetaret te liqeni, neser deklarata

55
0
Shares

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në Open se themelimi i partisë së re nuk është një zhvillim real por i stisur.

“Ne jemi vend i lirë dhe kushdo mund të përfshihet në politike, por këtu çështja është gjetkë.

Edi Rama ka 20 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim e kontribut publik.

Sipas Nishanit, është Edi Rama që ka ndikuar dhe financuar një fasadë politike siç është kjo lëvizje”, tha Nishani.

Bindja Demokratike”, partia më e re opozitare besohet se u krijua sot në mbrëmje, pasi kryetari i saj Astrit Patozi ka mbledhur rreth orës 19:00 në një zyrë pranë Liqenit Artificial, të pakënaqurit e Partisë Demokratike.

Nje nga deputetët që kanë marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Bindjes Demokratike është Andi Përmeti, deputeti që hyri në Kuvend nga lista e PD-së së Korçës.

Hyrja e Përmetit ia lehtëson Patozit regjistrimin e partisë në Gjykatë, pasi nuk do i duhen 3 mijë firma.

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka folur live në një lidhje për emisionin Open të Eni Vasilit, duke thënë se komunikimi i tij me publikun nuk do të ketë detaje, pasi sipas tij nesër do të ketë një qëndrim të qartë politik për themelimin e “Bindja Demokratike”.

Patozi pasi foli shkurt me gazetarët i uroi atyre: Natën e mirë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY