Humb jetën punonjësi i ndërtimit në kompleksin e vilave, policia fsheh ngjarjen

Humb jetën punonjësi i ndërtimit në kompleksin e vilave, policia fsheh ngjarjen

92
0
Shares

Një punonjës ndërtimi mësohet se ka humbur jetën sot gjatë punës në Tiranë.

Ngjarja sipas burimeve të ‘MAPO-s” ka ndodhur në kompleksin e vilave “Long Hill’ në Sauk.Punëtori është identifikuar si Shezai Ferhati.

Ai mësohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës.

Sipas gazetës ‘Mapo’, ngjarja është mbajtur e fshehur nga Policia dhe nuk është pasqyruar në komunikatën e Policisë.

Punonjësi ka humbur jetën sapo është paraqitur në Urgjencën e Sanatoriumit.

Vetëm dy javë më parë një tjetër punonjës humbi jetën në kantierin e ndërtimit të stadiumit   “Arena Kombëtare”.

Ngjarje e cila edhe kjo u mbajt e fshehtë nga Policia dhe u bë publik fillimisht nga ish-kryeministri Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY