“Familja jeton në Hollandë”, Basha hedh poshtë shpifjet: Këtyre u ka ngelur...

“Familja jeton në Hollandë”, Basha hedh poshtë shpifjet: Këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra

87
0
Shares

Lideri demokrat i është përgjigjur  sulmeve të bëra ndaj tij përsa i përket familjes së tij.

Gjatë emisionit “Tempora”, kryetari Basha hodhi poshtë shpifjet se familja e tij jeton në Holandë.

Fëmijët e mi jetojnë këtu dhe turp për ata gazetarë që, sa herë që karaktere të pështira si Erjon Veliaj apo dikush tjetër në studio u thonë se Basha ka familjen në Hollandë, njerëz që e dinë fare mirë se vajzat e mia janë këtu, jetojnë dhe shkojnë në shkollë këtu, këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra. Edhe genjeshtrën ua thyen studentët, ua shkatërroi lëvizja studentore.

Por këtyre s’u ka mbetur asgjë tjetër përveç gënjeshtrës dhe, natyrisht, media që i shërbejnë gënjeshtrës, të cilat, për turpin e tyre, nuk janë thjesht media sot, por kanë mision vetëm të pasurojnë pronarët e tyre. Janë pjesë e problemit dhe duhet të japin llogari para publikut, njësoj si oligarkët dhe kriminelët.

Këta kanë zgjedhur të sakrifikojnë interesin publik, për të pasuruar veten e tyre, për të pasuruar miqtë e tyre, në kurriz të shqiptarëve”, –është shprehur Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY