Pasuritë e ministres, Balluku me makina dhe apartamente, 127 mijë euro nëpër...

Pasuritë e ministres, Balluku me makina dhe apartamente, 127 mijë euro nëpër duar

390
0
Shares

Ministrja që zëvendësoi Gjiknurin në postin e kreut të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një pasuri të konsiderueshme, krahasuar me nivelin e jetesës normale në Shqipëri.

Vlera e lartë e pasurisë së saj, i kalon shifrat normale. 127 mijë Euro janë jashtë sistemit bankar, ndërsa ka dhe makina me vlerë 42 mijë euro, 15 mijë dollarë, 15 mijë euro dhe 20 mijë dollarë.

Sipas ligjit, zyrtarët që deklarojnë pasurinë nuk mund të mbajnë shuma të tilla parash jashtë sistemit bankar.

Një pjesë të pasurisë e deklaron në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin Sokol Balla, ndërsa pjesën tjetër thotë se është pronare e vetme. Nga viti 2013, Balluku ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2004, Balluku ka filluar punë në Bashkinë e Tiranës, më vonë ka punuar si drejtore e kabinetit të Ramës në Bashkinë e Tiranës. Balluku deklaron se është pronare me 50 % e një shtëpie në Angli, të cilën thotë se e ka blerë me kursime, me vlerë 95 000 paund.

Po me kursime ka mundur të blerë një apartament në Tiranë me vlerë 37 922 euro. Ajo është pronare e vetme e një tjetër apartamenti me vlerë 97 500 euro. Këtë të fundit e ka blerë nga shitja e një apartamenti në Golem me vlerë 125 mijë euro.

Balluku thotë se është pronare me 50 % e një trualli me sipërfaqe 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe me sipërfaqe 106 m2 dhe një kat nën çati, blerë me kursime me vlerë 190 000 euro.

Pasuria e Belinda Ballukut:

Gjendje cash 127 000 euro.

Pronare me 50 % e një shtëpie në Britaninë e Madhe, blerë me kursime, 95 000 paund.

Apartament 98.68 m2 në Tiranë, 37 922 euro.

Pronare me 50 % e një trualli 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe 106 m2 dhe një kat nën çati, 190 000 euro.

Apartament 89.4 m2, 97 500 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY