VIDEO/ Detaje nga operacioni, si u arrestua miku i Shullazit, kreu i...

VIDEO/ Detaje nga operacioni, si u arrestua miku i Shullazit, kreu i grupit të kokainës

208
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot 6 persona, të cilët dyshohet se merreshin me trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojeve të forta.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në operacionin e koduar “Shënkolli” është goditur një grup që drejtohej nga Klajdi Gjeçi i njohur si mik i Emiliano Shullazit. Atyre iu sekuestrua 550 gram kokainë. Në gjendje të lirë do të ndiqen dy vajza. Operacioni është ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në policinë e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij Rrethi.

Në pranga u vunë Klajdi Gjeçi, 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit; Ali Qafa, 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit; Skënder Pëllumbi, 23 vjeç, banues në Elbasan; Lavdosh Demaj, 35 vjeç, banues në Elbasan; Lorencio Gjini, 25 vjeç, banues në Elbasan; Klaudio trungu, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Ali Qafa dhe Klajdi Gjeçi si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.“Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e  personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY