Gjendet një celular në furgonin e grabitjes në Rinas, ja kujt dyshohet...

Gjendet një celular në furgonin e grabitjes në Rinas, ja kujt dyshohet se i përket

131
0
Shares

Një telefon celular thuhet se është gjetur në brendësi të furgonit të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor gjatë megagrabitjes në Rinas.

Sipas grupit hetimor ky celular pritet të jetë prova e fortë që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokuroria nuk jep ende informacione se kujt i përket celulari, edhe pse burime pranë grupit hetimor thonë se mendohet të jetë përdorur nga Admir Murataj, që është cilësuar si truri i grabitjes disa milionë euroshe.

Aktualisht telefoni është dërguar për ekspertizë më qëllim zbardhjen e komunikimeve që mund të jenë realizuar me këtë telefon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY