Shqiptari vret një grek në burgun e Trikallës

Shqiptari vret një grek në burgun e Trikallës

106
0
Shares

Një shqiptar 55 vjec sulmoi dhe vrau sot një grek 66 vjecar, përdorues droge. Episodi i përgjakshëm ndodhi në burgun e Trikalës në mëngjesin e ditës së sotme.

Shqiptari ishte dënuar me tetë muaj për hyrje të paligjshme në vend dhe që shume shpejt do të lirohej.

Sipas të dhënave, në qelinë speciale të pritjes për të sapombërriturit, ku ndodheshin bashkë dy të burgosurit prej një jave situata është tensionuar shumë, e në mungesën e rojeve të burgut, 55-vjeçari i mbajtur për hyrje të paligjshme në vend ka qëlluar për vdekje me thikë të sajuar 66-vjeçarin e dënuar për trafik droge, gjithashtu përdorues.

Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor nga Prokurori i Trikalas ka nisur hetimin ndërsa nuk dihen arsyet e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY