Presidenti Meta predikon një “klimë të re dëgjimi”

Presidenti Meta predikon një “klimë të re dëgjimi”

31
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta foli sot për një klimë të re dëgjimi mes njerezve me njeri tjetrin dhe mes politikës gjatë një aktiviteti në një universitet privat.

“Është e domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, në mjediset universitare e shoqërore dhe politike. Duhet të jemi gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht. Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme.

Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse”, deklaroi Presidenti.

Sipas Kreut të Shtetit, reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies
“Reforma në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika. Vonesa e pajisjes së studentëve me ‘Kartën e Studentit’ është e pajustifikuar. ‘Karta e Studentit’ është detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”, tha Presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY