Media kineze përfshihet në debatet e Tiranës për aeroportin: Aeroporti s’i përket...

Media kineze përfshihet në debatet e Tiranës për aeroportin: Aeroporti s’i përket kinezëve, por të gjithë shqiptarëve

127
0
Shares

Media kineze South China Morning Post i bën jehonë grabitjes në aeroprtin e Rinasit duke u fokusuar në sherrin mes qeverisë shqiptare dhe përfaqsuesve të kompanisë kineze që menaxhon aeoroportin e Rinasit.

Përmbledhtas në media kineze shkruhet:

Shqipëria vendos ushtrinë për të mbrojtur aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të operuar nga kinezët, pas një vjedhjeje të stilit të Hollyëood-it në pistën e aeroportit.

Ushtarë të armatosur kanë mbushur pistën e aeroportit të kryeqytetit shqiptar pasi janë vjedhur disa miliona euro që ishin destinuar për tu dërguar në Vjenë përmes linjës ajrore Austrian Airlines.

Përfaqsues të qeverisë dhe drejtues të kompanisë  Kina Everbright Limited me qendër në Hong Kong, që menaxhon aeroportin, kanë shkëmbyer replika se kush e ka përgjegjësinë spar për sigurinë.

***

Qeveria e Shqipërisë ka urdhëruar vendosjen e trupave ushtarake  për të mbrojtur aeroportin ndërkombëtar të vendit duke kritikuar ndërkohë kompaninë kineze që menaxhon objektin, pasi grabitës të armatosur kanë marrë me vete çantat me para që ishin bërë gati për t’u ngarkuar në avionin e linjës Austria Airlines.

Qeveria nuk do të “lejojë më që siguria e qytetarëve dhe imazhi i vëndit të cënohen “ ka thënë ministraj Xhacka, ndërkohë që kjo është vjedhja e dytë gjatë ttre vjetëve të fundit.

Asaj i është bashkuar edhe Ministri i Brëndshëm Sander Lleshaj duke akuzuar për “papërgjegjshmëri permanente” kompaninë kineze dhe duke deklaruar se “kompania kineze nuk e kishte lajmëruar policinë për vjedhjen.

Kurse përfqasuesi i kompanisë kineze deklaroi se “Aeroporti nuk i përket kinezëve, por të gjithë shqiptarëve. Kjo është një pjesë e territorit të Shqipërisë dhe është e mbrojtur me ligj nga Policia e Shtetit, ashtu si çdo pëllëmbë e këtij vendi… ”

Përfaqsuesit e opozitës janë shprehur se qeveria kishte demostruar “inkompetencë të cuditshme”; kurse Gazmend  Bardhi është shprehur se “policia është shumë kompetente për të shtypur protestuesit e opozitës me gaz lotsjellës dhe shkopinj, por jo për të siguruar aeroportin e vetëm të vendit”…Përgaditi syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY