Grabitja, Berisha: Për herë të parë Rama tha fajin e kanë kinezët,...

Grabitja, Berisha: Për herë të parë Rama tha fajin e kanë kinezët, jo Saliu

49
0
Shares

sh-kryeministri, Sali Berisha, është skeptik mbi rolin që do të ketë  kryeprokurorja e Përgjithshme në zbardhjen e supergrabitjes në Rinas.

Duke e akuzuar si të kapur nga Rama, Berisha tha se ky i fundit mund të bllokojë çdo hetim.

Por lajmi i mirë në gjithë këtë situatë, tha ai në RTV Ora, është se për herë të parë Kryeministri fajësoi për një gjë kinezët dhe jo Saliun.

Berisha: Këtu nuk kemi Prokurore të Përgjithshme, këtu kemi krye krye krye kryeprokuror Edvin Kristaq Ramën.Këtu është gjithçka e paralizuar, sundim bandash. Krye krye kreu ka për borxh të bllokojë çdo hetim sepse deklaroi se faji është i kinezit,. Kësaj here nuk tha faji është i Saliut. Papërgjegjësi në vendin e sigurisë më të lartë që është aeroporti. Sikur nuk është territor shqipar por territor kinez.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY