Kërkohej prej kohësh në Gjermani, kapet dibrani 34-vjeçar

Kërkohej prej kohësh në Gjermani, kapet dibrani 34-vjeçar

50
0
Shares

Policia e Dibrës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale B. C., me qëllim ekstradimi në Gjermani.

Arrestimi i këtij shtetasi erdhi pasi  ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Njoftimi i plotë

Kapet dhe arrestohet një shtetas  me qëllim ekstradimi në Gjermani

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana  u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit maqedonas :

B.C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013,  ka lëshuar urdhërin e arrestit  për shtetasin B. C.,  për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY