Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, ja cilat janë provat që ka policia...

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, ja cilat janë provat që ka policia për autorët

108
0
Shares

Policia e Shkodrës beson se ka gjtuer prova të vlefshme që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të vrasjes së vëllezërve Bilali një javë më parë në qytet.

Deri më tani sipas grupit hetimor janë gjetur gjurmë gishtash dhe të dhëna të tjera nga ku mund të përftohet profili i ADN-së së autorëve.

Të dhënat janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore, për tu krahasuar më pas me personat me precedentë penalë.

Një nga provat kryesore besohet se është makina të cilën përdorën vrasësit, e cila u gjet jo e djegur plotësisht, duke lënë prova domethënëse.

Sipas gruoit hetimor nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk është përfituar asnjë e dhënë, pasi për çudi të gjitha kamerat në zonë kanë qenë pa kartë memorie.

Ndërkohë që as dëshmitë e personave të marrë në pyetje nuk është se i kanë kanë shërbyer hetuesve për të shkuar deri te autorët.

Ndërkohë që në qytet kanë mbërritur edhe 12 oficerë nga qarqet e Kukësit dhe Lezhës, për shkak të situatës së rëndë kriminale që po kalon qyteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY