Bëni gati xhupat dhe çadrat… po vjen i ftohti edhe reshjet

Bëni gati xhupat dhe çadrat… po vjen i ftohti edhe reshjet

36
0
Shares

Pas ditëve të nxehta me diell, ku temperaturat arritën deri në 27 gradë celcius, rikthehet dimri në mes të pranverës.

Nga dita e hënë parashikohet që i gjithë vendi të goditet nga moti i ftohtë. Rrebeshe shiu do të ketë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nuk përjashtohen dhe reshjet e dëborës në zonat malore.

Reshjet e shiut do të fillojnë pasditen e së dielës për të vazhduar deri në fund të javës, sipas meteorologëve.

Ulja e ndjeshme e temperaturave do të vihet re në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Në fundjavë pritet një përmirësim, por meteorologët thonë gjithashtu se situata klimaterike mund të ndryshojë sërish, duke qenë se pranvera njihet edhe si stina ku parashikimet pësojnë luhatje të menjëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY