VIDEO/Ndëshkohet Igli Tare, shkak protesta e ashpër ndaj penalltisë në ndeshje

Ndaje

Igli Tare është dënuar nga Komisioni i Disiplinës në Itali për shkak se protestoi ashpër për penalltinë e dhënë në favor të Spalit.

Në atë episod të çuditshëm, ku lojtari i Spalit e pranoi se nuk kishte kontakt, por arbitri e akordoi edhe pasi u konsultua me VAR-in, Tare vazhdoi të kontestonte edhe pas përfundimit të takimit.

Ai do të gjobitet në shumën e 5 mijë eurove. Sfida ishte e nxehtë për të dyja ekipet pasi Spali lufton për mbijetesë dhe Lacio për Ligën e Kampionëve. Në momentin e 11-metërshit edhe Strakosha u ndëshkua me të verdhë nga gjyqtari për protesta. Më poshtë episodi i penalltisë.

KLIKO PER VIDEON

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje