Kur prostitucioni në Shqipëri ishte i legalizuar, çfarë përmbante ligji: Çdo kur*ë duhet të….

Ndaje

Vitet e fundit, në Shqipëri është hapur disa herë debati, për legalizimin e mundshëm të prostitucionit.

Kundërshtitë kanë qenë dhe janë të forta. Teksa ky debat zhvillohet ende,  prostitucioni ka qenë i legalizuar në Shqipëri, më shumë se një shekull më parë, me një ligj të veçantë.

“TemA” publikon këtë ligj të miratuar nga qeveria Ypi, e cila miratoi “Rregulloren e kurvënies”.

Ja çfarë shkruhej në ligj:

Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të policisë.

Ky regjistër përmban emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së kurvës, dëshminë, datën e fillimit të marrjes me këtë profesion si edhe vendbanimin.

Në këtë regjistër duhet të shënohet çdo ndryshim në jetën e “kurvënies”, çdo sëmundje, çdo shtrim në spital dhe çdo dënim që ka marrë si edhe nëse heq dorë nga profesioni në një datë të caktuar.

Çdo kurvë duhet t’i nënshtrohet vizitës.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje