Furgoni del nga rruga e përfundon në kanal, plagoset rëndë shqiptari

Furgoni del nga rruga e përfundon në kanal, plagoset rëndë shqiptari

57
0
Shares

Një aksident i rëndë në Itali ka sjellë si pasojë plagosjen e një shqiptari dhe një shtetasje italiane.

Mësohet se furgoni me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin ujitës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Maresco në rrugën që lidh Savigliano me fshatin Cavallota.

Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçari shqiptar me iniciale J.N. ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme, ndërsa 28-vjeçarja italiane është goditur në kokë dhe për këtë arsye u transportua me helikopter në spital.

Gjithashtu bëhet me dije se dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë autoritetet e shtetit fqinj kanë hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY