Dy anët e kundërta të divorcit, themeluesi i Amazon humbet miliona, ish-gruaja...

Dy anët e kundërta të divorcit, themeluesi i Amazon humbet miliona, ish-gruaja bëhet më e pasur

60
0
Shares

Kjo padyshim do të regjistrohet si një prej divorceve më të shtrenjta në histori.

Bëhet fjalë për themeluesin e Amazone, i cilësuar dhe si një prej njerëzve më të pasur në botë.  Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij MacKenzie ranë dakord për një faturë rekord divorci, prej të paktën 36 miliardë dollarësh.

Bezos do të mbetet aksioneri kryesor i “Amazon”, duke ruajtur 75 përqind të aksioneve që kishte më ish-bashkëshorten. Kjo e fundit përvetëson 4 përqind të gjigandit të shitjeve në rrjet, që përkthehen në 35.6 miliardë dollarë.

Ky divorc e bën Mackenzie-n një prej grave më të pasura në botë. Ndërkaq, pavarësisht faturës së kripur të divorcit, Bezos vazhdon te mbetet njeriu më i pasur në botë.

Gjithashtu, McKenzie i la themeluesit të “Amazon” interesat e saj nga “Washington Post” dhe “Blue Origin”. Sipas përllogaritjeve të “Bloomberg”, MacKenzie bëhet gruaja e 4-rt më e pasur në botë, ndërsa për “Forbes” renditet e treta pas trashëgimtares së l’Oreal, Francoise Bettencourt dhe Alice Walton, vajza e themeluesit të Walmart.

“Amazon” u themelua nga Jeff Bezos në 1994, një vit para martesës së çifti kur MacCanzie u bë një prej të punësuarave të para.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY