Kriza politike ne Shqiperi, amerikanet hedhin hapin e pare, zyrtari i larte...

Kriza politike ne Shqiperi, amerikanet hedhin hapin e pare, zyrtari i larte se shpejti ne Tirane

174
0
Shares

Nje zyrtar i larte amerikan pritet te vije në Shqipëri brenda pak diteve ne kulmin e nje krize politike e cila mund te ashpersohet edhe me tej ne javer ne vijim.

Më 9 prill, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer viziton Tiranën kur palët janë krejtësisht larg një zgjidhjeje politike, teksa ajo po prek kulmin.

Palmer do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. Deri më tani asnjë prej faktorit ndërkombëtar nuk ka marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë vizita e zyrtarit të lartë amerikan në situatën politike.

Në 2017 kur opozita ishte në muajin e tretë të ngujimit në çadrën para kryeministrisë, para zgjedhjeve parlamentare, kriza u zgjidh nga një tjetër zyrtar amerikan.

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Bryan Yee negocioi mes palëve dhe pas vizitës së tij më 17 maj u arrit marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha.

Nderkohe sot u kor nje vendi nga grupi parlamentar i socialistëve që të mos bëjnë reformë zgjedhore pa opozitën zyrtare, qoftë ajo dhe në rolin e vëzhguesit. Mes rreshtave, në vendimin e socialistëve për të zgjatur me një muaj afatin e komisionit të reformës zgjedhore, tashmë me bashkëkryetar Damian Gjiknurin, nuk duket se do jenë pjesë e komisionit ata që sot po quhen si deputetët e opozitës së re.

Edhe data e vizitës në Tiranë të zyrtarit të lartë të diplomacisë amerikane nuk duket i rastësishëm, nga momenti që takimet e tij bëhen vetëm pak ditë para protestës kombëtare të radhës së opozitës më 13 prill.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY