Krimi në Shkodër, Voltana Ademi rrëfen ‘sherrin’ me ministrin Lleshaj

Krimi në Shkodër, Voltana Ademi rrëfen ‘sherrin’ me ministrin Lleshaj

98
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke folur në kuadrin e kriminalitetit në rritje në këtë qytet, ka deklaruar se “situata e sigurisë në këtë është alarmante dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Sipas Ademit kjo situatë mund të kapërcehet duke përdorur profesionalizëm, mirë organizim, bashkëpunim si dhe kërkon një infrastrukturë të duhur për ta luftuar.

Ademi ka sqaruar edhe përplasjen me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj .

“Qëndrimi im është se duhet të ketë një mirë organizim, sigurim të infrastrukturës, bashkëpunim profesionalizëm për zgjidhjen e kësaj situate. Unë jam përpjekur të jem gjithmonë bashkëpunuese. Policia e Shtetit është institucioni më i rëndësishëm i sigurisë dhe rendit në vend. Kam qenë dhe do të jem bashkëpunuese me policinë. Unë them atë çfarë ndjej edhe para kamerave edhe pas kamerave”.

Lidhur me ndryshimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Ademi tha: “Drejtuesit e policisë nuk mund ta bëjnë vetëm këtë punë, duhet një mirë organizim sepse kemi të bëjmë me një kriminalitet të shtuar. E kanë pranuar vetë krerët e shtetit, si Drejtori i Policisë si ministri i Brendshëm. Por cilat janë masat që janë marrë për këtë gjë?

Drejtuesit e Policisë së Shkodrës janë përpjekur ta bëjnë punën e tyre si duhet, por nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm tre veta përfshirë presionet që mund të kenë patur. Nuk ndryshon situata me ndryshimin e një drejtori. Ajo që nuk shoh të bëhet është organizimi për të siguruar infrastrukture, organizimi dhe bashkëpunimi.

Nëse është edhe mungesë vullneti atëherë gjithçka është e kotë. Nuk mund ti lëmë gjërat që të shkojnë në larje hesapesh, kjo është e pafalshme dhe ne duhet të sigurojmë siguri për qytetarët përmes një pune të specializuar”, tha Ademi për Fax News.

Kryebashkiakja kujtoi se një situatë e tillë e kriminalitetit nuk është prezente vetëm në Shkodër por edhe në qytete të tjera si Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY