10 vjet në NATO, Nishani: U përpoqën ta bllokojnë me protesta të...

10 vjet në NATO, Nishani: U përpoqën ta bllokojnë me protesta të dhunshme

63
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani ka përshëndetur 10-vjetorin e Shqipërisë në aleancë më të madhe ushtarake NATO.

Nishani ka kujtuar periudhën e mëparshme në të cilën pasardhësit e bolshevikëve siç i quan ai bënë përpjekje mjerane që të bllokonin antarësimin e Shqipërisë në NATO përmes protestave të dhunëshme e artificiale në qytetet e vendit. 

“Tashmë kanë bllokuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes si domozdoshmëri për modernizimit e Forcave tona të Armatosura”,-vijon më tej ai. 

REAGIMI I PLOTE

Sot , 10-të vite nga antarësimi i Shqipërisë në NATO. 
Aleanca politiko-ushtarake më e fuqishme dhe më e suksesëshme në historinë botërore të paqes dhe sigurisë.

Arritje historike e shqiptarëve që bën krenar e me nder këdo që u përpoq me mish e me shpirt për ta arritur, dhe me turp e në harresën historike këdo që mori misionin e dështuar ta pengojë dhe dëmtojë rrugëtimin e Shqipërisë në NATO.

Pasardhësit e bolshevikëve të cilët bënë përpjekje mjerane që të bllokonin antarësimin e Shqipërisë në NATO përmes protestave të dhunëshme e artificiale në qytetet e vendit, tashmë kanë bllokuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes si domozdoshmëri për modernizimit e Forcave tona të Armatosura.
Kanë rrënuar sigurinë ekonomike, juridike e profesionale të ushtarakëve tanë duke cënuar rëndë kështu dinjitetin dhe integritetin e tyre, duke i lënë në nivele ekonomike mizerabël familjet e nderuara të tyre.

Kanë rrënuar deri në fund imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve duke e kthyer atë në modelin e trafikantëve ndërkombëtar të drogës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar që pastron paratë e pista në këtë vend.

Sot nderojmë të gjithë ata burra dhe gra ushtarakë shqiptarë që kanë përmbushur me nder misione të shumta lirie nën flamurin kuq e zi dhe atë transatlantik.
Përulemi, kujtojmë e nderojmë dëshmorët tanë të rënë në këto misione dhe të gjithë të rënët e tjerë të këtyre shërbimeve për paqen.
Liria nuk falet kurrë.
Ajo fitohet me përpjekje e sakrifica.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY