Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, aktivistja pa eksperiencë mund zv/presidentin e KE

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, aktivistja pa eksperiencë mund zv/presidentin e KE

62
0
Shares

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki dhanë një rezultat që pak muaj më parë do të ishte i paimagjinueshëm.  Fitorja u sigurua nga 45 vjeçarja Zuzana Caputova, e njohur më së shumti si aktiviste në fushën e mjedisit dhe me pothuajse asnjë eksperiencë politike.

Prej pak muajsh Caputova kishte marrë një vend drejtues në partinë Progressive Slovakia, edhe kjo parti e re që ende nuk ishte përballur ndonjëherë me zgjedhjet.

Caputova fitoi bindshëm me 58% të votave, kundër 42% të kandidatit tjetër Maros Sefcovic, që dukej i favorizuar nga eksperienca e tij si zëvendës president i Komisionit Evropian.

Caputova është femra e parë që merr postin e presidentes së vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY