Kërkoi të rriste të pasmet, ish-missi vdes gjatë operacionit

Kërkoi të rriste të pasmet, ish-missi vdes gjatë operacionit

86
0
Shares

Kirurgjia plastike jo gjthmonë shkon mirë dhe me sukses. Ky është rasti kur një ish-miss ndërroi jetë, pasi zgjodhi të bënte ndërhyrjen në vendin e duhur.

Një kirurge  plastike me qendër në Lagos, e identifikuar si Anu, është aktualisht në arrati, pasi ka kryer një operacion kozmetik tek një kliente, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Anu u kontaktua nga Onëuzuligbo Nneka Miriam; një ish-mbretëreshë bukurie nëpërmjet Instagramit. Ajo kërkoi të rriste të pasmet nëpërmjet një trajtimi plastik, më 31 dhjetor 2018, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej.

Është raportuar se Anu, e cili zakonisht punëson ose importon mjekë të huaj për ta ndihmuar atë në operacione, vendosi ta bëjë personalisht procedurën ndaj viktimës pasi donte të provonte veten në atë që kishte parë tek mjekët e tjerë. Për fat të keq, gjërat u ndërlikuan duke çuar në vdekjen e bukuroshes.

Burime të pakonfirmuara zbuluan se motra e viktimës ka pritur një kohë të gjatë që Anu të përfundojë procedurën ndaj motrës së saj. Më pas ajo shkoi në sallën e operacionit ku zbuloi motivin e vonesës. Ajo e pa motrën e saj të pajetë  dhe Anu që nuk dinte se çfarë të bënte më shumë. Me sa duket viktima kishte rënë në koma për shkak të komplikimeve nga operacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY