Protesta e Astirit, Balliu-Ramës: Ky është kryeministër i shpallur në kërkim

Protesta e Astirit, Balliu-Ramës: Ky është kryeministër i shpallur në kërkim

57
0
Shares

Njëri nga banorët e Astirit të cilët kanë protestuar prej muajsh në Unazën e Re mbahet ende në komisariat që sipas banorëve bëhet pa snjë motiv.

Që nga mbrëmja e djeshme, Altin  Çejku, mbahet në Komisariat ndërkohë që ai u arrestua së bashku me 7 anëtarë të familjes, ndërsa 6 pjesëtarët e tjerë u lanë të lirë në orët e vona të mbrëmjes.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i quajti këto arrestime si burracakëri të Ramës, ndërkohë që e pyeti se përse policia i arreston protestuesit, dhe i pyet se përse protestojnë kur këta ia kanë thënë para kamerave se përse kanë dalë në protestë.

 “Ne kemi këtu 5 muaj. Ka qenë protestë e lodhshme, por ju keni rezistuar, dhe falë kësaj rezistence ato shtëpi janë aty. Po të mos ishte kjo rezistencë, gjakun tuaj sot do ta gëzonin Taulant Bego, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dua të pyes milicët, për çfarë i mërrni këta protestues, kur këta ua kanë thënë para kamerave ato çfarë kanë pasur për të thënë. Ky është një kryeministër që është shpallur në kërkim. Kur është në Shkodër ia mbath në Lezhë, kur jemi para parlamentit ia mbath në Vlorë. Ky është një kryeministër i pabesë, që ju i dhatë votën kurse ky iu preu në besë.”, tha Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY