Arta Dade: Deklaratat e Gent Cakajt për shkarkimet janë antiligjore

Arta Dade: Deklaratat e Gent Cakajt për shkarkimet janë antiligjore

117
0
Shares

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, ka folur për deklaratat e Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt për shkarkimin e disa punonjësve të Ministrisë së Jashtme.

Dade ka thënë se deklaratat e Cakajt janë antiligjore dhe nuk kanë ndodhur ndonjëherë më parë.

Arta Dade: Legjislacioni e përcakton qartë se çfarë detyrash ka zëvendësministri, dhe për rrjedhojë ligjërimi i tij lidhur me kërcënimin apo informim në media, nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që lëvizjet në rastin konkret të diplomatëve të bëhen duke u dhënë paralajmërim përmes mediave. 

Ka ndodhur me kryeministrin në fillim të këtij mandati në një takim me ambasadorë, të cilët kanë qenë emërtesa e vetë kryeministrit lidhur me nxitjen për të pasur një diplomaci më efektive nga ana ekonomike, ai bëri disa deklarata në mënyrë arrogante dhe pas kësaj nuk vumë re asnjë lëvizje nga ana e ambadorëve që janë nën autoritetin e kryeministrit. Këto deklarata pikë së pari janë antiligjore, pasi ministria e Jashtme e ushtron aktivitetin sipas ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY