Gazmend Bardhi ngre dyshime mbi Kongresin e PS: Një shpenzim marramendës parash

Gazmend Bardhi ngre dyshime mbi Kongresin e PS: Një shpenzim marramendës parash

45
0
Shares

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka ngritur pikëpyetje mbi shifrat e parave që janë shpenzuar këtë të shtunë gjatë kongresit të PS.

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ Bardhi kritikoi gjuhën e përdorur nga Rama në drejtim të opozitës. Sipas tij kryeministri ka humbur qetësinë

“Kongresi sot ishte një shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagadistik, një mbledhje partia që tentuan ta kthejnë në shfaqje e nuk e bënë dot. Edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë, e ktheu në fajlim urrejtje ndaj opozitës. Është nervoz dhe ka humbur prej kohësh qetësinë. Opozita është në rrugën e vet të drejtë. Nuk kemi nevojë të urdhërojmë punonjës të na bashkohen në aksionin tonë politik, sic bëri PS. As punonjësit e administratës nuk iu përgjigjën. Nga 16 shkurti është vrarë frika, regjimit të Ramës po i vjen fundi.

Ajo që Rama transmetoi tregon se ka një problem me veten e logjikën. Nuk jemi në këtë betejë për të fituar pushtet. Jemi në një betejë pasi cmojmë se Kuvendi nuk është në rrugën e duhur. Kanë dalë fakte tronditëse që tregojnë mënyrën si qeveria ka siguruar pushtetin. Beteja jonë është për shkëputjen e zgjedhjeve nga diktati i krimit të organizuar. Kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të përcaktojnë shqiptarët alternativën për drejtim. Të kemi zgjedhje ku dikton vullneti i qytetarëve.” – u shpreh Bardhi.

“Rama sot u tall me shqiptarët, ndërsa foli për numrin më të ulët të papunësisë, kur shqiptarët masivisht po largohen për shkak se nuk sigurojnë dot bukën e gojës.” tha më tej Bardhi, ndërsa u shpreh se i bindur se zgjedhje që dikton krimi në Shqipëri nuk ka për të patur më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY